Mbrëmjen e djeshme Boris Johnson bëri një deklaratë për liderin rus Vladimir Putin, duke u shprehur se nëse ai do të ishte femër, Rusia nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën.

Në një intervistë për televizioni gjerman ZDF, ai tha se: ‘’Nëse Putin do të ishte femër, nuk do të kishte nisur këtë betejë të dhunshme prej “të forti”. Ai është shembulli perfekt i toksicitetit mashkullor.’’

Kryeministri britanik shtoi gjithashtu se liderët e G7 dëshirojnë dëshpërimisht që lufta në Ukrainë të mbarojë, por ende nuk ka një marrëveshje të vlefshme.

Sekretari për Mbrojtjen Ben Wallace, në një intervistë për radion BBC, gjithashtu shtoi se “Unë mendoj se perceptimi i Vladimir Putin për veten dhe botën është ajo e një njeriu të vogël...”

Këto deklaratë vijnë pas shakave të liderëve të G7 për foton pa bluzë të liderit rus me Johnnson drejtuar tyre, duke thënë: “Mos duhet të zhvishemi edhe ne ndoshta? Ne duhet t’i tregojmë Putinit se jemi më të fortë se ai.

Duke argumentuar gjithashtu se ne “na duhen më shumë lidere femra”. Takimi i fundit i G7 duket se i ka afruar vendet më shumë me njëra-tjetrën./tvklan.al