Francesco Bagnaia mori një fitore të madhe në Çmimin e Madh të Malajzisë në MotoGP, duke mbajtur gjallë shpresat për të fituar titullin kampion, që do të vendoset në garën e fundit. Piloti i Dukatit bëri një paraqitje mjaft të mirë në pistën e Sepangut, duke e çuar diferencën me rivalin kryesues në renditjen e pilotëve Jorge Martin në 24 pikë.
Italiani shkon në 485 pikë në renditjen e përgjithshme, ndërsa Bagnaia është i dyti me 461. Podiumin e plotësoi Enea Bastianini, i cili e mbylli garën shtatë sekonda pas Martinit. Pas një fillimi kaotik, gara në pistën e Sepangut nisi për 19 xhiro nën retë e zeza dhe temperatura të larta.
Në tre xhirot e para, dueli midis Banjaias dhe Martinit ishte mjaft i ashpër. Italiani në xhiron e katërt u tregua më i shpejtë dhe krijoi distancë. Në xhirot e fundit, spanjolli kishte mundësi të rikuperonte, pasi italiani e ngadalësoi ritmin për shkak të gomave të buta, por në fund dy herë kampioni i botës ia doli që të mbante vendin e parë.
“Mendoj se i kënaqem njerëzit me këtë garë! Martin ishte super agresiv, por ne patëm një duel të pastër, nuk u prekëm dhe unë prita për momentin ku të sulmoja, duke ditur se ritmi im ishte mjaftueshëm i mirë për të krijuar diferencë. Shpresoja që edhe Bastianini e Mark Markez ta parakalonin, por në përfundim të të kësaj gare ne treguam se përse të dy jemi këtu. Kemi bërë një punë të mrekullueshme!”
Në garën e fundit, Martin e ka vetë në dorë fatin e tij, për ta mbyllur këtë sezon si kampioni i ri i botës në Moto GP.
Klan News