Gjithçka e hapur për titullin kampion në MotoGP. Francesco Bagnaia fitoi Çmimin e Madh të Tajlandës për të mbyllur diferencat me kryesuesin Jorge Martin dhe mbajtur në presion spanjollin dy gara para fundit.

Italiani i Ducatit dominoi në pistën e Lagut të Chang për të ngushtuar në 17 pikë distancën me vendin e parë të renditjes dhe për t’i kthyer garat e Malajzisë dhe Valencias në finale të vërteta.

Fitorja e nëntë sezonale për 2 herë kampionin e Botës që këtë herë tenton të ngjitet sërish në majën e këtij sporti. Vetëm vendi i dytë për Jorge Martin, që edhe dy gara para fundit mbetet në krye të garës për titullin kampion. Në shkallën më të ulët u pozicionua Acosta.

Ndërkaq, kampion Bote në Moto2 u shpall japonezi, Ai Ogura, pasi doli i dyti në Çmimin e madh të Spanjës. 23-vjeçarit i mjaftoi për të fituar edhe të drejtën e ngjitjes në MotoGp në sezonin e ardhshëm.

Klan News