Kampioni në fuqi i MotoGP-së, Jorge Martin, ka thyer dorën dhe këmbën në testet parasezonale në Sepang. Spanjolli ra keq në asfalt, teksa humbi kontrollin e motorit.
Nga ekzaminimet, Martin duhet t’i nënshtrohet operacionit. Lajm aspak pozitiv për të, që synonte të ruante titullin kampion këtë sezon.
27-vjeçari fluturoi në ajër përpara se të përplasej fort në tokë, duke marrë edhe një goditje të fortë. Për fatin e tij të mirë, helmeta e ndihmoi për të shmangur dëmtime në kokë. Kampioni i botës ka pësuar thyerje në dorën e djathtë dhe këmbën e majtë.
Martin fitoi titullin e vitit 2024 në garën e fundit të sezonit, duke i mohuar Francesco Bagnaia të Ducati një kampionat të tretë radhazi. Martin ka tre javë për t’u rikuperuar përpara Çmimit të Madh të Tajlandës më 28 Shkurt.
Klan News