Gara sprint në Japoni bën akoma dhe më spektakolare rivalitetin për titull në MotoGP. Francesco Bagnaia ia doli të triumfojë në këtë pistë për të ngushtuar në këtë mënyrë diferencat e pikëve me kryesuesin e kampionatit, Jorge Martin.
Rrëzimi i spanjollit Acosta katër xhiro para fundit u shfrytëzua në maksimum nga kampioni në fuqi i botës që u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit. Italiani dhuroi një garë të mirë për të lënë pas krahëve Enea Bastianini dhe Marc Marquez.
Martin i Spanjës përfundoi i katërti dhe distanca me Bagnaia në renditjen e kampionatit ulet në 15 pikë. Piloti i Pramac Martin po kërkon të fitojë kampionatin e tij të parë në MotoGP pasi ishte nënkampion sezonin e shkuar. Çmimi i madh i Japonisë do të mbahet në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Klan News