Dea dhe Rei kanë zhvilluar takimin e tyre të parë në puntatën e sotme të formatit e dashurisë “Love Story” në Tv Klan.

Në një darkë romantike dyshja kanë ndarë me njëri-tjetrin disa detaje nga jeta e tyre personale.

Në bisedën e zhvilluar mes tyre nuk ka munguar as shprehja e xhelozisë nga ana e Reit për Dean duke i treguar haptas se ka interes për të.

Takimi u mbyll me surprizën që Rei i bëri Deas, një trëndafil dhe ëmbëlsirën e saj të preferuar, bakllavanë.

Rei: Siç të kisha premtuar se do të të mbaj në ajër dhe ja ku erdhe në ajër….

Dea: Çne kjo surprizë e bukur?

Rei: Tek Selective kam organizuar një prive..

Dea: E mrekullueshme! Unë mbeta e surprizuar për vete.

Rei: Edhe unë atë doja që të të surprizoja.

Dea: Si e prite që të zgjodha ty si personin e parë që doja të kisha një takim?

Rei: Nuk e prisja sepse impakti i parë jo dhe aq i mirë. Mendimet që ke ti për mua do t’i çoj deri në fund. Kaq pa fat ishe saqë nuk gjete dashurinë në avion?

Dea: Mbase kam qenë pa fat, mbase edhe nuk jam marrë me personat e duhur.

Rei: Çfarë nuk do të falje në një lidhje?

Dea: Kur je në një lidhje ka gjithmonë gabime dhe gjëra që duhet të tolerosh.

Rei: Nëse do të tradhtonte i dashuri yt, ti nuk do e falje?

Dea: Fatkeqësisht mua më ka rastisur që më kanë tradhtuar edhe në fakt jam ndarë, se di ti si mendon, falet apo nuk falet tradhtia?

Rei: Për mendimin tim nuk falët sepse një person që e bën njëherë mund ta bëjë përsëri. Mund të duash dy persona njëkohësisht?

Dea: Po, mendoj se mund të jesh i tërhequr nga dy persona në të njëjtën kohë.

Rei: Sepse unë jam ndjerë shpesh xheloz në backstage sepse kam parë disa…

Dea: Pse je tip xheloz?

Rei: Për dikë që ke interes, po. Kush është kujtimi më i trishtë që do e fshije nga memoria?

Dea: Unë jam rritur vetëm me mamin dhe motrën, për arsye pune babai im ka qenë i larguar. Meqë ra fjala tek familja, po nëse famila  jote nuk do të më pëlqente mua?

Rei: Unë e zgjedh vetë, nëse Dea është personi ideal, unë jam aq i aftë sa të njoh Dea.

Dea: Me se merresh ti tani?

Rei: Po merrem me trajnimin e fëmijëve të vegjël.. Kam një surprizë të vogël për ty.

Dea: Një trëndafil…faleminderit! O Zot i madh kush ta tha se unë vdes për bakllava?

Rei: E si do ta gatuaj unë për ty…

Dea: Domethënë e dëshiron një takim tjetër?

Rei: Përderisa po e them, po./tvklan.al