Zv.kryeministrja dhe njëherësh, ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku shprehet se nga data 15 do të nënshkruhet një marrëveshje trilateriale midis Emirateve të Bashkuara, Italisë dhe Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor.
Belinda Balluku: Ne kemi një sërë projektesh shumë të rëndësishme që nuk janë thjesht projekte për forcimin e kapaciteteve transmetuese të Shqipërisë, por janë për forcimin e kapaciteteve transmetuese të Ballkanit. Nga data 15 do të kemi një marrëveshje trilateriale midis Emirateve të Bashkuara, Italisë dhe Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor, atëherë mund të themi se Shqipëria do të jetë kontributore dhe në linjat e transmetimit europiane.
Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Kryeministri Rama e ka cilësuar një marrëveshje që do të vendosë themelet e Shqipërisë, aktorë në politikën energjetike europiane në dekadën e ardhshme.
Edi Rama: Ne do të hedhim një hap të jashtëzakonshëm me një marrëveshje trilateriale që do të vendosë themelet e Shqipërisë, aktorë në politikën energjetike europiane në dekadën e ardhshme.
/tvklan.al