“Track&Trace do të japë zgjidhjet e munguara”
Nga Forumi Global i Energjisë, Ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka prezantuar masat e qeverisë shqiptare në fushën e hidrokarbureve.
“Shqipëria, ndonëse një vend i vogël, ka pasuri të konsiderueshme nëntokësore, veçanërisht në naftë. Vitet e fundit disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë operojnë në upstream, në vendin tonë dhe të tjera kanë shprehur interes. Ndërkohë përsa i përket sektorit të përpunimit dhe shpërndarjes së naftës, duke konsideruar volumin që zë në treg, si dhe sfidat unike që paraqet, qeveria shqiptare ka parashikuar dhe do të implementojë një strategji afatgjatë për disiplinimin dhe mbarëvajtjen e këtij sektori me ndikim të ndjeshëm në financat e shtetit dhe ekonominë vendase. Sistemi i ri ” Track&Trace”, bazuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare, do të jap zgjidhjet e munguara si dhe rezultate të ndjeshme dhe të menjëhershme”,
Gjatë Forumit Global të organizuar nga Këshilli Atlantik, Ministrja Balluku u takua edhe me Gjeneralin James Jones, ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO për Europën dhe njëkohësisht themelues i nismës “3 Seas”, ku u diskutua mbi zhvillimet më të fundit mes SHBA-së e Iranit, sigurisë energjetike dhe asaj kibernetike.
Tv Klan