Katër policë kanë humbur jetën, pasi helikopteri me të cilin patrullonin u rrëzua mbi Rio de Janeiro.
Në pamjet amatore të aksidentit duket helikopteri që bën spirale ne ajër deri sa përplaset me tokën.
Sipas të dhënave të policisë, helikopteri është qëlluar nga një bande e trafikut të drogës, pikërisht në kohën kur efektivët po kryen një operacion kundër grupeve të trafikanteve.
Raportimet nga vendngjarja bënë të ditur se më herët gjatë ditës, policia është përleshur me bandat kriminale./TV KLAN