Fushatat promocionale për të afruar tifozë në stadium janë nga më të ndryshmet, me shitje fanelash, afrim të lojtarëve me publikun etj, por amerikanët janë më të drejtpërdrejtë. Japin para cash.
Në pushim të ndeshjes me Los Angeles Galaxy 2, klubi Lights nga Las Vegas dhuroi 5 mijë Dollarë. E bëri këtë në formë spektakli duke i hedhur paratë nga një helikopter që u afrua në mes të fushës së futbollit.
“Cashman field”, fusha e njeriut të parave do të thotë emri i stadiumit ku u luajt ndeshja pak ditë më parë.
Nga 9300 tifozë që mban stadiumi, 200 prej tyre ishin fatlumët që zbritën për të përfituar ç’të mundnin nga ky moment.
Tv Klan