INSTAT: Familjet rritën konsumin, bizneset kursyen
Instituti i Statistikave raporton një bilanc në rritje të sasisë së prodhuar të energjisë elektrike përgjatë vitit që lamë pas. Kështu, sasia e prodhuar arriti në 8.796 GWh duke shënuar një rritje të prodhimit me 25,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rolin kryesor në prodhimin e energjisë e zunë hidrocentralet publike në masën 58,2 %, hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 40,8 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaikë) në masën 1,0 % të prodhimit.
Situata e favorshme në prodhim bëri që vendi ynë të dalë më pak në bursë për të blerë energji, pasi shifrat tregojnë një rënie të importeve me 36.9%.
Situatë e mirë hidrike dhe investimet në linjat e transmetimit gjithaxhtu kanë dhënë impaktin e tyre në rënien me 0.2% të humbjeve në rrjet, ndërkohë që ato në shpërndarje janë ulur me 1,6%, krahasuar me vitin 2022.
Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2023 u rrit me 1.4%, duke arritur në vlerën 6.221 GËh, ndërkohë që bizneset e ulën konsumin me 2.7% duke arritur vlerën 3.104 GWh.
Tv Klan