Saranda këtë verë nuk flet shqip. Në rrugica e plazhe dëgjohen gjuhë të ndryshme nga grupe turistesh që vijnë nga e gjithë bota.
“Gushti ka nisur ndryshe për këtë sezon në2 Sarandë. Së pasi për topologjinë e turistëve, ku vihet re një prezencë e madhe e atyre të huaj në krahasim me ata vendas. Por ajo që vihet re është edhe ndryshimi i çmimeve nga turoperatorët të cilët sigurisht kanë nxitur lëvizjen më shumë gjatë këtij muaji.”
Arben Çipa, kryetar i Unionit të Turizmit: Duhet ndjekur një strategji shumë më humane pa dyshim e lidhur me interesin, por padyshim duke patur kujdes pasi të gjithë përfaqësojnë këtë industri.
Edhe muajt Prill, Maj, Qershor, ishin plot, sipas tur opertaorëve. Korriku ndryshoi, me një stepje nga vizitorë kryesisht vendas. Disa operatorë e lidhin me tarifat e shërbimeve, e disa me tymnajën mediatike për abuzim me çmimet.
Vladimir Musei, operator turistik: Ky sezon ka nisu jashtëzakonisht mirë. Ka patur një ecuri të jashtëzakonshme mbas një tymnaje mediatike, por unë e them me bindje të plotë që ka një rënie të shqiptarëve, jo të të huajve. Rritje të të huajve dhe rënie të shqiptarëve.
Alma Nesturi, hoteliere: Nëse të gjitha hotelet do të kishin bërë një ulje çmimesh dhe oferta më tq mira patjetër për çdo gjë mund të kishte reflektuar për më mirë.
Kryetari i Unionin Turistik të Sarandës, pohon se Gushti, për nga rezervimet kapërcen me 15% Gushtin e 2023.
Arben Çipa, kryetar i Unionit të Turizmit: Na rezulton të jetë si vitin e kaluar me një rritje ndoshta 15%.
Ndërsa në Sarandë nga porti hyjnë mbi 3 mijë turistë në javë.
“Është hera e parë këtu dhe është shumë bukur,” tha një turist.
“Zgjodhëm të vijmë në Sarandë, më pëlqen shumë,” u shpreh një turist.
“Qyteti i mrekullueshëm, gjithçka është fantastike,” shtoi një tjetër.“Në Sarandë më ka pëlqyer deti sepse ka qenë shumë i pastër,” tha një pushues.
“Në Sarandë më ka pëlqyer deti sepse ka qenë shumë i pastër,” tha një pushues.
Saranda në verë shndërrohet tërësisht. Por motori i saj, siç thonë tur-operatoret, është Ksamili, plazhet e të cilit vazhdojnë të zenë faqet e para të mediave ndërkombëtare.
Arben Çipa, kryetar i Unionit të Turizmit: Në këtë moment jemi në situatë të mirë dhe rezulton që lëvizja ekonomike në tregun e Sarandës dhe të Ksamilit duken më fuqishëm.
Plazhet e ishujve, “Pasqyrat”, ai i “Pulëbardhave” e mjaft gjire të tjera, janë më të preferuarit, aq sa vështirë të gjesh vende bosh.
Numrat e muajit Gusht, thonë tur-operatorët, janë premisë e mirë edhe për Shtatorin, ku mjaft hotele janë të prenotuara dhe loja me ndryshimin e paarsyeshëm të çmimeve është një leksion i mësuar.
Tv Klan