Raporti i Politikës Monetare i Bankës së Shqipërisë vë në dukje se presionet e brendshme inflacioniste ruajtën qëndrueshmërinë e tyre, në pasqyrim të rritjes së kërkesës për mallra e shërbime.
Erald Themeli: Ne konstatojmë një rritje ekonomike solide në nivelin 3.6% për 3-mujorin e parë sipas të dhënave të INSTAT dhe në nivele të krahasueshme sipas gjykimit tonë dhe për 3-mujorin e dytë. Po ashtu, shohim një punësim në rritje, çka do të thotë se frytet e rritjes ekonomike po bëhen të prekshme dhe për familjet shqiptare dhe në të njëjtën kohë kemi një rritje relativisht të pagave në sektorin provat, të cilat gjatë 3-mujorit të parë u rritën në 12.7%.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ekonomia është stabël, ku ndikim ka patur edhe rritja e pagave dhe ulja e papunësisë.
Erald Themeli: Duket tashmë se goditja mbi çmimet dhe në inflacion që përjetuam gjatë 2022-shit, është diçka që i përket të shkuarës. Aktualisht në nivelet aktuale që qëndron inflacioni, ai është në linjë, ndonëse diçka më poshtë se objektivi i stabilitetit të çmimeve.
Banka e Shqipërisë nënvizon se kredia për sektorin privat në vendin tonë ka rezultuar e qëndrueshme dhe me rritje muajt e fundit duke arritur në vlerat e 14.6%.
Klan News