Mbi 700 kg mbetje të ndryshme të hedhura përgjatë vijës bregdetare të Semanit u mblodhën nga punonjësit e Bankers që pastruan vullnetarisht gjithë zonën e plazhit. Drejtues të kompanisë thonë se në vazhdën e nismave për mbrojtjen e mjedisit punonjësit e saj u organizuan për të dhënë kontributin për një ambient më të pastër dhe të këndshëm.
“Bankers gjithmonë ka fokus kontributin në komunitet dhe ky aktivitet pastrimi është në përputhje me gjithë përfshirjen tonë të përgjegjësisë sociale në rajonin e Fierit. Një iniciativë e tillë mjedisore është një përfitim për të gjithë, nga banorët lokalë tek turistët ndërkombëtarë, të cilët mund të shijojnë bukurinë e këtij vendi dhe bregdetin e saj të mrekullueshëm”
Pjesë e kësaj iniciative nuk ishin vetëm punonjësit vendas të kompanisë, por edhe të huajt, kryesisht nga Kanadaja dhe Kina, të cilët prej vitesh punojnë dhe jetojnë në Fier. Kompania naftënxjerrëse, e cila operon në zonën e Patos-Marinzës prej mëse 15 vitesh është vazhdimisht e fokusuar në mbrojtjen e mjedisit, por edhe angazhimin në komunitet.
Tv Klan