Kjo gjendje e degraduar e rrugës ka ngritur në protestë banorë të zonës së Fushë Milotit. Sipas tyre autoritetet asnjëherë nuk kanë ndërhyrë për rehabilitimin e aksit ndërsa lëvizja është e vështirë, në këmbë ose me makinë, veçanërisht gjatë stinës së dimrit.
Fëmijët e kanë të vështirë që të shkojnë në shkollë ndërsa banorët të marrin në kohë ndihmën mjekësore. Banorët kërkojnë zgjedhje nga autoritetet lokale.
“Sot është kohë e mirë nuk i keni parë gropat e mëdhaja, po me ardhë kur bie shi nuk mund të dalësh as me çizme.”
“Fëmijët e shkollës vjen fugoni që i merr, duke prit këtu se mos bijen në kanal, me frikë jemi. Për fëmijët e shkollës problem është për të gjithë.”
“Vështirë është mjaftë se baltë. Kemi mall me shkuar te spitali se as në këmbë nuk shkojmë dot as me makinë jo.”
“Jemi 100 shtëpi, rruga te shtëpia nuk shkon prej balte e gropave.”
“Vështirë është mjaft për ne se unë 43 vjet që jam këtu edhe në kohën e Komunizmit ne e kemi shtruar me lekët tona.”
Rruga është e gjatë 3 km ndërsa ndërhyrja në infrastrukturë u shërben rreth 100 banorëve të zonës.
Klan News