Të ardhurat vjetore të klubit të Barcelonës pritet të tejkalojnë shifrën e 120 milionë Eurove. Spanjollët kanë shitur tashmë 95% të biletave sezonale në sektorët kryesorë me tifozët që janë entuziastë për të ndjerë nga afër atmosferën në “Camp Nou” e rinovuar totalisht.
Siç shpjegohet nga klubi katalanas, tribuna VIP është shitur totalisht me kontrata nga 8 deri në 10 sezonet e ardhshme, duke treguar edhe njëherë interesin që ka nga ana e tifozëve për atë që përfaqëson Barcelona.
Me një shifër totale prej 9,400 vendesh dhe hapësirash në dispozicion, pritet që së bashku me marrëveshjet e reja të sponsorizimit, të gjenerohen rreth 120 milionë Euro të ardhura vjetore. Ritmi i shitjeve të produkteve të lançuara që kur u prezantua në Tetor 2023 tregon një prirje të mirë drejt arritjes së objektivave të vendosura nga drejtuesit e klubit.
Bileta në këtë sektor ka variuar nga 8 mijë Euro deri në 22 mijë Euro sezoni. Këto vende janë të vendosura në disa nga zonat më të mira dhe kanë qasje ekskluzive në shtëpinë e re Blaugrana. Shifra të jashtëzakonshme dhe frymëdhënëse për arkat e klubit, që prej disa sezonesh po kalon krizë të thellë financiare.
Klan News