Aktorja e njohur, Sinem Kobal është parë në një event pas shumë kohësh, mbrëmjen e së hënës. Njëkohësisht bashkëshorte e aktorit të njohur nga shqiptarët në rolin e “Ezel”, Kenan Imirzalioglu, ajo u ndal nga gazetarët duke u pyetur për këtë të fundit dhe planet e saj në vazhdim.
Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në vitin 2016, prej së cilës kanë ardhur në jetë edhe dy vajzat e tyre, Leyla dhe Lalin.
E pyetur nëse kanë menduar për fëmijën e tretë, aktorja tha se ka kaluar mjaft kohë larg ekranit dhe është koha t’i rikthehet projekteve të reja. Ajo shtoi se do të shihte më të mirën për ditët në vijim. Për sa i përket jetës familjare, Kobal u shpreh se gjithçka është në rregull.
“Çdo gjë po shkon siç duhet, vajzat po rriten, Lejla është kopja e babait të saj, ndërsa Lalin sapo ka mbushur 1-vjeç. Është e pabesueshme sa shpejt po rriten. Tashmë ka ardhur koha që edhe ne t’i rikthehemi punës”, tha aktorja për CNN Magazin.
Për jetën bashkëshortore nuk kishte dëshirë të fliste shumë, por nuk la pa thënë se ndihej me fat për Kenan-in.
“Nuk dua të flas në emër të tij, por është një baba i mrekullueshëm… Jam shumë me fat. E falenderoj meqë mu dha mundësia”, shtoi ndër të tjera Kobal.
Rikujtojmë se Kenan Imirzalioglu është një emër mjaft i njohur nga roli i tij në serialin “Ezel” i transmetuar në Tv Klan në 2012./tvklan.al