Ndërtimi portit të ri të peshkimit në qytetin e Durrësit ka futur në një polemikë pa krye shoqatën e peshkatarëve dhe bashkinë e qytetit.
Punimet duhet të kishin nisur prej 5 vjetësh, por palët nuk kanë rënë dakord mbi vendndodhjen e tij.
Vonesat në zbatimin e projektit rrezikojnë të djegin fondin prej 15 milion dollarësh të dhënë nga banka islamike.
“Versionet janë të ndryshme, një thotë … një palë thonë që do ndërtohet në kalatën jugore të hyrjes së portit. Akuariumet dhe basenet e portit krijohen gjithmonë brenda qytetit dhe aty krijohen edhe frigoriferët apo selitë që të bëhet dhe tregu i peshkimit.”
Projekti i hartuar nga Ministria e Mjedisit nuk ka marrë miratimin e KRT-së së bashkisë me argumentimin e ndodhet shumë afër qytetit dhe kjo mund të sjellë impakte negative për mjedisin.
Porti aktual nuk plotëson kushtet për kryerjen e aktivitetit dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur moti i keq ka shkaktuar fundosjen e peshkaregjave, apo vështirësi në hyrje daljet e basenit.
Me largimin e tij, autoritetet kanë parashikuar lirimin e kalatave dhe zgjerimin e terminalit të trageteve./tvklan.al