Policia kufitare në portin e Durrësit ka zbuluar drogë këtë të Shtunë gjatë kontrollit të një furgoni mallrash me targa angleze. Siç raporton gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, 7 pako me kokainë ishin fshehur poshtë sedijes së shoferit.
Mësohet se lënda narkotike ishte paketuar në qese vakumi. Deri më tani, në prangat e policisë kanë rënë dy persona, përkatësisht Arjan Doçi 38 vjeç dhe Mentor Çuni 39 vjeç.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.
Furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri-Itali-Angli./tvklan.al