Bashkia e Fierit nxjerr jashtë loje studiot e projektimit urban në këtë qytet. Sipas një vendimi të Këshillit të Rregullimit të Territorit, çdo projektim apo studim urbanisitik duhet të kalojë nëpërmjet Zyrës së Urbanistikës në Bashki.
“Asnjë studio e huaj, kemi parasysh studiot që janë jashtë Zyrës së Urbanistikës së Bashkisë të mos projektojë ndërtime në qytetin e Fierit pa pasur më parë konfirmimin e zyrës së urbanistikës së kësaj bashkie. Kjo bëhet për arsye që ne t’i paraprijmë rregullimit të planit të qytetit të Fierit mbi të cilin do të bazohet pastaj hartimi i një plani rregullues me të cilin po merret organizata jofitimprurëse Co-PLAN.”
Por ky vendim ka provokuar reagimin e ashpër të studiove të projektimit në Fier.
“ Nuk është shumë problem se është një lajthitje foshnjarake juridike që zgjidhet shumë shpejt. Nuk është e mundur që të gjitha studimet t’i bëjë Zyra e Urbanistikës e Bashkisë apo e rajonit apo e Komunës. Jemi krejtësisht në kundërshtim me ligjin.”
“Çfarë strategjie zhvillimi mund të ketë në qoftë se merret në dorë fati i një studimi tërësor urbanistik apo i qendrës sanitare apo humanitare apo ça të them, i qytetit të Fierit dhe i territorit të tij nga një grup personash që ende s’janë specializuar, bile as janë diplomuar një pjesë e mirë e tyre për projektim.”/tvklan.al