Në ndryshim nga zonat e tjera, në Bavari disa votues zgjodhën të hedhin votën e tyre me veshje popullore.

Pasi hodhi votën e tij në qytetin Miesbach, banori Paul Martin theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në votime.

“Për shkak të situatës në Gjermani, mendoj se është edhe më e rëndësishme që njerëzit të votojnë. Shpresoj për një ndryshim në mënyrë që kostot e energjisë të jenë përsëri të përballueshme dhe se diçka të ndryshojë, që gjërat do të përmirësohen pak. Dhe emigrimi, që ne ta kemi nën kontroll, sepse situata, siç është aktualisht në vend, është e pakëndshme dhe diçka duhet të ndryshojë me patjetër”, tha Paul Martin.

Një tjetër votues, Klaus Beer, tha se ishte zakon të vishnin kostum tradicional të dielave, pavarësisht vendit ku ndodhesh.

“Po, është e dielë dhe zakonisht ne shkojmë në kishë me kostume tradicionale. Merr shumë vëmendje, sigurisht që kjo është e vërtetë. Nëse shikoni tani, ka shumë njerëz që janë zhvendosur këtu në Miesbach, të cilët nuk dinë asgjë për këtë por për ne ka qenë gjithmonë traditë që të dielave të dalësh me kostumin tënd tradicional”, tha Klaus Beer.

Vlen të theksohet se zgjedhjet parlamentare në Gjermani janë të dominuara nga shqetësimet për ekonominë, presioni për të frenuar emigracionin dhe pasiguria në rritje për të ardhmen e Ukrainës.

Klan News