Mediat e huaja shkruajnë se helikopteri me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi është përfshirë në një aksident. Paraprakisht, dyshohet se shkak është bërë moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë. Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar se aksidenti ndodhi në një qytet në kufi me Azerbajxhanin, rreth 600 kilometra në veriperëndim të Teheranit.
Mësohet se kreu i shtetit islamik, po kthehej nga Azerbajxhani ku ishte për të inaguruar dy diga me homologun e tij, Ilham Aliyev. Aktualisht bëhet me dije se nuk ka asnjë gjurmë të helikopterit.
🚨🇮🇷 DRONE EFFORTS HALTED DUE TO MASSIVE FOG IN SEARCH FOR IRANIAN PRESIDENT'S HELICOPTER
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) May 19, 2024
It has been more than 2 hours since the helicopter carrying Iran's President Ebrahim Raisi reportedly made a "hard landing" due to fog around the village of Uzi in the forests of Arsbaran.… https://t.co/OGfIETNYu9 pic.twitter.com/vYdU4Ms9Na
Irani ka një shumëllojshmëri helikopterësh në vend, por sanksionet ndërkombëtare e bëjnë të vështirë që ata të blejnë pajisje të reja për ta. Flota ushtarake daton që para vitit 1979.
Raisi shihet si një lider suprem në Iran, ndërkohë që është sanksionuar nga SHBA për përfshirjen e tij në ekzekutimin masiv të mijëra të burgosurve politikë në vitin 1988, në fund të luftës së përgjakshme Iran-Irak./tvklan.al