BE-ja mbetet e përkushtuar për të ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz rus. Zotimi erdhi nga presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen ndërsa fliste me gazetarët në Bruksel përpara ditës së 100-të të mandatit të saj të dytë në krye të Komisionit.

“Ne jemi të vendosur për heqjen graduale të gazit rus dhe sigurisht që mbetem e përkushtuar ndaj kësaj. Kjo është një domosdoshmëri absolute”, tha Ursula von der Leyen.

Gazi rus është ende një temë që shkakton debat brenda bllokut europian. Kjo për shkak të varësisë së krijuan ndër vite nga disa anëtarë me në krye Gjermaninë. Që nga fillimi i agresionit të Rusisë disa vende u përshtatën, të tjerë si Hungaria për shembull treguan më pak vullnet. Kjo e fundit ka bllokuar shpesh me veto disa nisma për Komisionit për të vendosur sanksione dhe të bllokuar furnizimin me gaz rus.

E pyetur nëse BE-ja i konsideron ende Shtetet e Bashkuara nën qeverisjen e Presidentit Donald Trump aleat, vonderLeyen tha se është e rëndësishme të vazhdojë puna dhe të gjenden zgjidhje për çdo dallim.

Komentet e saj vijnë pas samitit të së enjtes ku udhëheqësit europianë mbështetën planet e Komisionit për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen dhe për të vazhduar të qëndrojnë pranë Ukrainës në një botë të trazuar nga ndryshimi i qasjes së presidentit Trump.

Klan News