Presidenti Bajram Begaj ndodhet në turin e dytë të takimeve në rajonin e Kalabrisë nga Civita. Kreu i shtetit u prit me ceremoni zyrtare në institucionin e Këshillit Komunal, ku dhe diskutoi për mundësinë e forcimit të marrëdhënieve mes rajonit të Kalabrisë dhe vendit tonë.
Gjatë vizitës Presidenti vlerësoi marrëdhëniet Shqipëri-Itali, duke thënë se ashtu si arbëreshët Italia hapi dyert edhe për shqiptarët në vitet ’90.
Begaj tha se arbëreshët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për kombin shqiptar dhe se janë shembull i rrallë i ruajtjes së identitetit, historisë dhe gjuhës.
Në kuadër të vizitës, Begaj u takua edhe me kryepeshkopin e Eparkisë së Ungrës, që përmbledh të gjitha kishat arbëreshe në Itali. Presidenti i shprehu Kryepeshkopit vlerësimin e tij për mbajtjen bashkuar të kishave arbëreshe në Itali.
Duke marrë shkas nga një vlerësim i fundit i Papa Françeskut mbi modelin shqiptar të harmonisë fetare, Presidenti u shpreh krenar për këtë virtyt të shqiptarëve, jo vetëm të atyre që jetojnë në Shqipëri, por edhe për modelin e jashtëzakonshëm të arbëreshëve në Itali.
Presidenti Begaj tha se institucionet e besimit nuk janë vetëm ruajtëse dhe promovuese të dijes, kulturës dhe edukimit, por edhe institucioneve që kanë peshë në përballimin e sfidave të mëdha të modernitetit, fenomeneve të dëmtimit të komuniteteve, familjes dhe vlerave themelore njerëzore.
Klan News