Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore në fuqizimin e vlerave të demokracisë.
“Jam dhe do të mbetem bashkëpunëtori e mbështetësi juaj për një shoqëri të mirëinformuar, për qeverisje transparente dhe për dialog politik e social, kuptimplotë e paqësor.”
Duke vënë theksin te ndikimi i mediave sociale në shoqëri dhe futja e inteligjencës artificiale, kreu i shtetit tha se në mediat profesioniste gjendet lajmi i vërtetë përballë atyre që cilësohen si fake news.
“Ky diversifikim i lajmit ka ardhur me një kosto të lartë për cilësinë e tij për shkak të keqinformimit dhe të fake news-ve, ndaj, roli juaj si profesionistë të informimit është më i rëndësishëm se kurrë.”
Begaj theksoi se zëri i profesionistëve të medias së guximshme nuk ka munguar dhe media profesionale mbetet një busull që udhëheq në vlerësimin e drejtë të kompleksitetit të realiteteve.
Tv Klan