Gold Ag ka treguar në rrjetet sociale se është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Ermira  ka sjellë në jetë djalin e tyre të dytë.

Në foto shihet reperi i cili mban në krahë djalin e porsalindur dhe e ka shoqëruar me një dedikim mjaft të bukur, ku zbulon dhe emrin që i kanë vendosur.

 “Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prapë na gezoi me një djalë. Djali i babës ti je gezimi im i dytë që sytë me lot mi mbushe sapo erdhe në këtë botë. E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT. Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe te dy e duan të fortë njeri-tjetrin. O Allah o Zoti im me bëj rob falënderues dhe bëj djemtë e mi më të mirë sesa që unë dua. Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashkë me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit. 26 Shtator 2022”- ka shkruar reperit. /tvklan.al