Edi Rama e ka mohuar edhe njëherë prerazi se Shqipëria nuk do të bëhet pjesë e planit të SHBA-së për zhvendosjen e banorëve të Rripit të Gazës.
Edhe pse i habitur me këmbënguljen e organizatorëve për ta përfshirë në panelin ku u diskutua situata në Lindjen e Mesme në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri shqiptar deklaron se sa të jetë ai në krye të qeverisë shqiptare vendi ynë nuk do të mirëpresë palestinezet e Rripit të Gazës aq më tepër që Rama garanton që nuk ka asnjë kërkesë të tillë nga ana e SHBA.
“Kemi një respekt mjaft të thellë dhe vërtetë që kemi shumë keqardhje për këta qytetarë me një histori të tmerrshme në fakt që vijnë nga një prej diktaturave më të errëta që ka ekzistuar, që është Hamasi. Megjithatë, por ne nuk jemi pjesë, nuk kemi për të qenë. Kjo që the është tërësisht lajm i rremë, kurrë dhe meqë ra fjala askush nuk e ka kërkuar. Kurrë. Është një lajm i rremë që na është kërkuar nga administrata Trump, por edhe nëse do të na kërkohej që s’mendoj se do të jetë rasti, nuk mendoj se përbën sens. Jemi në mes të Evropës, si do të ndodhë që qindra mijëra njerëz të vijnë aty, por këta janë pjesë të logjistikës për të cilat nuk jam shumë i mirë. Ne jemi një vend i vogël, nuk jemi një qendër logjistike kështu që ky është një lajm i rremë dhe nuk do të ndodhë, të paktën jo sa jam unë”, tha Rama.
Presidenti amerikan Donald Trump kur u pyet nuk e përjashtoi që Shqipëria të jetë një nga vendet që po vlerësohet si opsionin për strehimin e palestinezët e Rripit të Gazës, që do të shpërngulen nga shtëpitë e tyre sipas planit të tij për rindërtimin e këtij territori.
Por Edi Rama e ka mohuar disa herë si një lajm të rremë mundësi e marrjes së palestinezëve të Gazës në Shqipëri.
Tv Klan