Prej 2005-ës kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën që 27 janari të kujtohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. Pikërisht në këtë datë, 80 vite më parë u çlirua nga forcat sovjetike kampi nazist i përqendrimit dhe shfarosjes, Auschwitz-in famëkeq ku u vranë 1.1 milion hebrenj.
Rezoluta ndalon cdo forme te mohimit te Holokaustit dhe është një detyrim për të gjitha vendet anëtare të OKB-së per te kujtuar viktimat e tij. Kryeministri Rama jo vetëm si detyrim që buron nga kjo rezolutë, por dhe për shkak se e ka bërë të ditur publikisht mbështetjen për popullin hebre e ka kujtuar këtë 27 janar me një postim në “X”.
‘Sot, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne nderojmë milionat e humbur dhe qëndrueshmërinë e atyre që mbijetuan. Kujtojmë gjithashtu me krenari se falë trimërisë së gjyshërve dhe nënave tona (kryesisht myslimane), Shqipëria, një komb i vogël me zemër të madhe, u bë një vend i shenjtë duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend evropian me më shumë hebrenj se më parë.”
Rama bën të qartë dhe qëndrimin që ka Shqipëria në raport me konfliktin mes dy popujve të Izraelit dhe Palestinës.
“Ne qëndruam atëherë, dhe qëndrojmë tani, kundër antisemitizmit dhe islamofobisë. Ne duam që hebrenjtë dhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete sovrane, pa tunele terrori poshtë dhe askush nuk e vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Popullit hebre i themi sot: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ejani, vizitoni, investoni dhe le të ndërtojmë një të ardhme më të përbashkët të rrënjosur në shpresë dhe unitet’
Në Shqipëri nuk u miratuan kurrë ligje antihebraike dhe nuk ka pasur kampe përqendrimi për hebrenjtë. Në 1933-in kur Hitleri mori pushtetin në Shqipëri jetonin vetëm 200 hebrenj, por me numri i tyre u shumëfishua. Një listë prej 2265 emrash të hebrenjve të ardhur në Shqipëri para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore gjendet prej 2005 në Memorial Museum of Holocaust.
Tv Klan