Të dhurosh gjak bën mirë për shëndetin. Në një studim te fundit, janë vërejtur benefite për organizmin e dhuruesit, ku procesi stimulon qelizat staminale të ndikojnë në rigjenerim celular të shëndetshëm dhe potencialisht jo kancerogjen.

Në qelizat staminale të gjakut janë dalluar luhatje gjenetike që promvojnë gjenerata të qelizave të reja që zëvendësojnë ato të humbura, por pa mutacionet që mund të favorizojnë sëmundjet. Zbulimi është i shkencëtarëve të Francis Crick Intitute të Londrës, në bashkëpunim me qendra kërkimore gjermane.

Ekipi kërkimor ka analizuar kampionet e gjakut të 200 personave që kishin dhuruar gjak 3 herë në vit, për një kohë prej 40 vitesh me radhë dhe e kanë krahasuar me kampionet e personave që dhurojnë gjak në mënyrë sporadike

Eksperimentet në laborator treguan se në rastet e dhurimeve të gjakut në mënyrë konstante favorizonte mutacione të mira që ndikonin në rikrijimin e rruazave të kuqe, në kushte të shëndetshme, pasi bën që qelizat t’i përgjigjen pozitivisht humbjes së sasisë së gjakut. Do të vijojnë studimet në këtë fushë, pasi kampioni i personave të vrojtuar është i ulët dhe do të duhen konfirmime të mëtejshme.

Klan News