Studimi i bërë në memorium të këngëtares Sarah Harding ka zbuluar se dhjetëra gra ‘kërcënohen’ nga kanceri i gjirit.

Këngëtarja Harding e cila ishte pjesë e grupit “Girls Aloud” vdiq në moshën 39-vjeçare pasi nuk ia doli të fitonte betejën me sëmundjen e kancerit dhe një nga dëshirat më të mëdha të saj ishte që të gjente mënyra të reja për zbulimin e hershëm të kancerit që të kishte mundësi trajtimi.

Sipas studimit 58 gra midis moshës 30 deri në 39 vjeç kishin një rrezik të shtuar të kancerit, të cilat u informuan për hapat që duhet të ndërmerrnin për diagnostifikimin e hershëm të sëmundjes.

Studimi, i financuar nga Apeli për Kancerin e Gjirit të Sarah Harding të The Christie Charity, filloi në maj 2023.

Faza fillestare e projektit synon të rekrutojë 1000 gra të moshës 30 deri në 39 vjeç.

Grave që marrin pjesë u kërkohet të plotësojnë një pyetësor, të bëjnë një mamografi të vlerësimit të rrezikut dhe të ofrojnë një mostër pështyme për testimin gjenetik.

Informacioni nga mamografia dhe testi gjenetik kombinohen më pas me faktorë të tjerë, të tillë si fillimi i menstruacioneve të një gruaje, konsumi i alkoolit dhe përdorimi i pilulës kontraceptive, për të siguruar një rezultat të personalizuar të rrezikut të kancerit të gjirit.

Deri më sot janë rekrutuar 500 gra. Rreth 404 u është dhënë rezultati i rrezikut, ku 88 u gjetën në “rrezikun e rritur” dhe 316 me “rrezik mesatar”.

/tvklan.al