Pak orë pas listës së Shqipërisë, Armando Broja ka marrë një tjetër lajm të mirë. Sulmuesi ka hedhur pas krahëve dhe është grumbulluar me ekipin për herë të parë nga muaji Janar.
Trajneri i Everton, Victor Moyes e ka ftuar lojtarin shqiptar për ndeshjen ndaj West Ham në Premier League. Broja do e nisë ndeshjen nga stoli, ndërsa shpreson të ketë minuta në fund.
Futbollisti 23-vjeçar është jashtë nga fillimi i vitit, kur pësoi dëmtim në ndeshjen e Kupës së Anglisë. Fillimisht u parashikua një dëmtim i rëndë, por për fat të mirë, lojtari e ka kaluar pa shumë probleme dhe është gati për të zbritur në fushë.
Broja do të jetë pjesë e Shqipërisë për dy ndeshjet eliminatore, ndaj Anglisë dhe Andorrës, në takimet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit. /tvklan.al