Parlamenti serb u përfshi nga kaosi kur deputetët e opozitës hodhën bomba tymuese në sallë. Ligjvënësit e opozitës shpalosën edhe një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.
Si pasojë e përplasjeve mes partisë opozitare dhe mazhorancës kanë mbetur të plagosur tre deputetë.
Kryetarja e Kuvendit Ana Bërnabiç tha se deputetja Jasmina Obradoviç, e cila u godit nga bomba tymuese ka pësuar një goditje në tru dhe është në gjendje kritike për jetën. E lënduar ka mbetur edhe deputetja Jasmina Karanac, si dhe Sonja Iliç, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë.
Sipas mediave serbe Karanac është është goditur me shishe në kokë dhe bomba tymuese. Pavarësisht incidenteve, kryetarja Ana Bërnabiç tha në seancë se “Parlamenti do të vazhdojë të punojë dhe të mbrojë Serbinë”.
Kuvendi pritej të miratonte këtë të martë një ligj për rritjen e fondeve për universitetet, një nga kërkesat kryesore të studentëve që kanë bllokuar fakultetet që nga Dhjetori.
Studentët protestojnë në Serbi, që nga tragjedia e Novi Sadit, më 1 Nëntor të vitit të kaluar ku humbën jetën 15 persona.
Parlamenti duhej të miratonte gjithashtu dorëheqjen e Kryeministrit Millosh Vuçeviç i cili, nën presionin e protestave të studentëve më 28 Janar njoftoi se do të largohej nga posti. Ishin pika të tjera të vendosura në rendin e ditës nga koalicioni qeverisës që zemëruan opozitën.
Klan News