Mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Serbisë, Beograd këtë të premte, në prag të protestës së madhe antiqeveritare, pavarësisht paralajmërimeve zyrtare se mund të ketë dhunë.

Studentëve iu bashkuan në qendër të Beogradit edhe mjaft qytetarë nga i gjithë vendi, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz të tjerë pritet të mblidhen për tubimin e të shtunës.

Godinat qeveritare dhe ajo e Parlamentit serb janë blinduar. Teksa pritet të mos mungojnë as mbështetësit e Vuçiç.

Vetë Presidenti serb Vuçiç në dalje publike për mediat ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë dhunën dhe ata që prishin qetësinë do të arrestohen e ndëshkohen rëndë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Serbisë që të qëndrojnë të qetë. U kërkoj prindërve, pasi kemi shumë indikacione, shumë grupe që paralajmërojnë dhunë, të mos i nxjerrin fëmijët në rrugë nëse nuk duhet. Shteti i Serbisë do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar paqen”, shprehet Vuçiç.

Protestuesit kërkojnë ndëshkimin e përgjegjësve për shembjen e strehës që solli vdekjen e 15 personave në stacionin hekurudhor të Novi Sadit nëntorin e vitit të kaluar. Përpara protestës mediat pro qeveritare kane transmetuar përgjime që organizatorëve të protestës ku thuhet se ata po mbledhin maska kundër gazit lotsjellës.

Tv Klan