Nga Amerika në Azi, element cilësor në Europë dhe sërish sytë nga Superliga Shqiptare. Është ky gërshëtimi i bërë nga trajneri Sylvinho për të pasur në dispozicion në dy sfidat e para kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Numrat janë të rëndësishëm sidomos në aspektin e efikasitetit në repartin e sulmit. Në 26 futbollistët e grumbulluar, rrugën e golit e kanë gjetur 12 prej tyre, për një total prej 55 golash.

Natyrisht, sulmi është ai që bind me 39 gola, 12 nga mesfushorët dhe katër nga qendërmbrojtësit. Myrto Uzuni ka shifrat më të larta personale, me 14 gola, por që prej eksperiencës te Granada nuk ka arritur të festojë.

Me kalimin e tij te Austin, beratasi ka zbritur në fushë për 100 minuta, gjithsesi ende pa gol. Formë të mirë po përjeton Jasir Asani, me 12 gola në total, 5 prej të cilëve në 4 ndeshjet e fundit.

29-vjeçari mbërrinë si golashënuesi më i mirë në Champions League aziatike. Golin e kanë gjetur edhe Rey Manaj në 7 raste dhe Ernest Muçi me 6 rrjeta.

Forma e Armando Brojës mbetet ende për tu konfirmuar, pasi mungon prej muajit Janar. Në mesin e fushës kanë gjetur golin Hoxha, Bajrami e Laçi me 3, teksa nga një herë kanë shënuar edhe dy risitë, Juljan Shehu e Etnik Brruti, por edhe Kristjan Asllani.

Pikë e fortë për Sylvinhon do të jetë edhe qendra e mbrojtjes, me Berat Gjimshitin e Ardian Ismajlin që kanë gjetur dy herë golin, diçka që kërkojnë ta përjetojnë edhe me fanellën kuqezi.

Klan News