Erti Biturku, berberi i djemve të kombëtares zbuloi në “Kampionët” në Tv Klan dy djemtë që kujdesen më shumë për pamjen: Taulant Seferi dhe Elseid Hysaj. Por me ndërhyrjen e Çaushit, rezulton se qenka dikush tjetër që mund t’i konkurrojë të gjithë së bashku. Çaushi tregon se ai dhe Alban Xhihani frekuentojnë të njëjtin berber, por komentatori është ‘makthi’ i këtij të fundit.

Kastriot Çaushi: Po ta quajmë ekip të përbashkët edhe kombëtaren, edhe grupin, a e di cili është më i sëmuri, mos të them më psikopati?

Marina Vjollca: Cili?

Kastriot Çaushi: Alban Xhihani.

Marina Vjollca: Xhihani na e merr të gjithëve! Xhihani vjen me vonesë në emision vetëm prej flokëve.

Kastriot Çaushi: Qethemi te i njëjti berber, shkoj atje, i them unë po mbyll sytë, qethmë si të duash, i njëjti berber na qeth të dyve. Kur vjen Albani më thotë ai, më dridhen duart se qimja e 17-të bashkohet me 21-shin, lidhet me 33-shin./tvklan.al