Paulin Deda tregon se ka kryer 14 muaj burg edhe pse ishte i pafajshëm. Ai thotë në emisionin “Stop” në Tv Klan se u arrestua për kultivim hashashi e më pas gjykatat e shpallën të pafajshëm, pasi njëri prej tre vëllezërve e kishte pranuar fajin.
Paulini iu drejtua Gjykatës Administrative të Apelit, për të marrë dëmshpërblimin, por Ministria e Financave e apeloi këtë vendim që i njihte atij dëmshpërblimin. Prej vitit 2018 e deri më sot, çështja nuk është shqyrtuar ende. Sipas ligjit, një ditë burg është 2000 lekë e një ditë paraburgim është 3000 lekë.
Duke qenë se Paulin Deda dhe vëllai i tij kanë qëndruar 418 ditë paraburgim, duhet të përfitojnë 836 mijë lekë të reja secili. Qytetari u drejtua në Gjykatën Administrative të Apelit për çështjen, por e vetmja gjë që mund të bëhet është parashtrimi i një kërkese për përshpejtimin e shqyrtimit të saj./tvklan.al