Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilëson tubimin e 15 Marsit si protestën e censurës së fjalës së lirë. Sipas Berishës mbyllja për një vit nga qeveria e platformës TikTok është akt i rëndë në prag të zgjedhjeve të 11 Majit.

“Edi Rama nuk duron kritikat e tij që i bëjnë në TikTok dhe merr të njëjtin akt, jashtëzakonisht i rëndë për fjalën e lirë, është akt censure. Dëshmon që Shqipëria nuk është vend i lirë, është narko diktaturë. Edi Rama kryen një mashtrim tjetër se thotë 98% e 60 e sa mijë prindërve të konsultuar, janë pro mbylljes, gënjeshtër e kulluar. Është akt i mirëfilltë censure elektorale.

Ky po përjeton fundin, ka kaluar në botën zoologjike. Është i pashpresë fare. Unë e kam ftuar atë në debat, të dalim para shqiptarëve të gjitha projektet tona dhe çka kemi ne ndaj njëri-tjetrit.

Ai nuk guxon të dalë dhe ka kaluar në masë ekstreme. E ka gjetë me veten e tij ‘Sy më Sy’ dhe nuk ka më paraqitje para gazetarëve sepse gazetarët e shkatërrojnë ata”, tha Berisha.

Tv Klan