Sali Berisha deklaroi para demokratëve të Kamzës se kur të jenë në pushtet do të vendosin marrëdhëniet më të mira me SHBA dhe do të integrojnë Shqipërinë në Europë. Ai u shpreh se “qëllimi i i mafias sorosiane është që ta paraqesë PD si forcë antiamerikane”.
“Cili është qëllimi i mafias sorosiane? Qëllimi i mafias sorosiane është që ndër të tjera ta paraqesë PD si forcë antiamerikane, në një kohë kur ne jemi dhe kemi qenë lokomotivë e miqësisë, bashkëpunimit me SHBA dhe do mbetemi të tillë. Ju garantoj se nesër në pushtet Sali Berisha dhe ju do vendosni marrëdhëniet më të mira me ShBA dhe do integroni Shqipërinë në Europë në mënyrën më të pandalshme. Ndaj ne nuk duhet të ndikohemi. Ju përmendët emra. Një nga shkaqet më themelore të shpalljes “non grata” ka qenë qëndrimi im ndaj ndryshimit të kufijve të Kosovës”, tha Berisha./tvklan.al