Edhe pse u bënë bashkë dhe nderuan kujtimin e ish-deputetit socialist Andis Harasani që ndërroi jetë një ditë më parë pas një sëmundje të rëndë, pikerisht i ndjeri u bë shkak që socialistët dhe demokratët ta nisnin seancën plenare me akuza për njeri-tjetrin.
Pas kësaj akuzat u bënë dhe më të përgjithshme dhe të njejtat që Berisha përsërit si refren për të gjithë socialistët në sallë dhe Kryeministrin që prej muajsh nuk vjen në parlament.
Përgjigjen ia dha si Ministri i Shtetit dhe kreu i grupit parlamentar socialiste që kanë ironizuar koalicionin dhe premtimet elektorale për paga, pensionet dhe bizneset.
Por Berisha nuk i dëgjoi përgjigjet dhe ironitë e socialistit në sallë pasi u largua për një komunikim me gazetarët në oborrin e Kuvendi, që u ndërpre nga thirrja e ezamit nga imami i xhamisë së Namasgjasë aty pranë.
Berisha i uroi dhe kryebashkiakut të arrestuar Veliaj që t’i pranohet agjërimi që ka lajmëruar se po e mban në paraburgim, por duke e shoqëruar këtë urim dhe me një thirrje.
“Edhe për atë them Zoti ja pranoftë, por i them gjithashtu se të gjitha vjedhjet e tij t’jua kthejë të varfërve, t’i dorëzojë, ti japë atyre që ia ka marrë në mënyrë që të pastrojë shpirtin por e agjërimin, sepse edhe në doktrinën e Islamit edhe një moment po të kujtohesh e t’i lutesh Zotit të të pranojë ai, është mëshirëplotë dhe të pranon”, thekson Berisha.
Kur u pyet nga gazetarët se në kë nga listat e kandidatëve do të vendos emrin e vetë tha nuk do të bëj atë që do të bej Edi Rama i cili ka lënë të kuptohet edhe që mos të kandidojë fare
“Sali Berisha nuk ndjek kurrë Edi Ramën. Është Edi Rama ai që po më ndjek deri sa thyen qafën”, tha Berisha.
Tv Klan