Kjo e hënë e gjeti sërish Sali Berishën në dyert e SPAK-ut i rrethuar nga mbështetësit e tij.
Pasi qëndroi pak minuta brenda ambienteve të Prokurosisë së Posaçme, përpara gazetarëve Berisha rrëfeu edhe mesazhin që kësaj radhe tha se kishte lënë në tavolinë për Kryeministrin Rama.
“I them Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me në krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 Maj të vitit 2025. Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë”.
Pas komploteve e marrëveshjeve, kryedemokrati foli edhe për kurbanë, kur i’u desh t’i drejtohej Ramës e kreut të SPAK-ut.
“Pasi dështoi në bashkimin e votave me opozitën, pasi u përpoq të tërheqë opozitën në një akt antikushtetues dhe të papërgjegjshëm, u ul nëpërmjet Ulsiut dhe firmosi marrëveshjen. Etjeni kishte mbetur aty, nuk dilte më nga Skapi. Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, kurban të marrëveshjes Rama-Dumani. Sepse Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet më Skapi pa autorizimin e plotë të Edi Ramës”.
Prej ditësh Kryeministrin e ka paralajmëruar se pas fitores në zgjedhje e pret ekstradimi drejt SHBA për një nga dosjet që ai thotë se do shënojë edhe fundin e kreut të qeverisë.
“McGonigal kishte shkuar në Kryeministri te Edi Rama, atje po bën pazaret e fundit. Ju them me garanci se pas 11 Majit do të ekstradohet menjëherë në SHBA”.
Nuk heq dorë nga reformimi i drejtësisë, proces që thotë se do kalojë nga “Venecia”.
“Kurrë një prokurori politike s’mund të pranohet se është instrument i diktaturës. Këta janë jashtë çdo kontrolli”.
Dhe si në çdo dalje para SPAK-ut, nuk harron akuzat në adresë të Taulant Ballës, që sipas tij qëndron pas çdo krimi zgjedhor.
“Thirrjet për në SPAK vendosen nga Tao dhe Rama dhe pastaj i dërgohen Skapit për t’i ekzekutuar. Këto janë dosjet e krimit të shëmtuar elektoral të Ramës e Ballës mbi të cilat fle Skapi i partisë”.
Berisha denoncoi edhe një tjetër skandal kur tha se gjykatësja Ilirjana Olldashi është kërcënuar dhe zhdukur pasi kishte në dorë një raport të rëndësishëm lidhur me dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Tv Klan