Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqitur sot në SPAK para oficerit të policisë gjyqësore për të zbatuar masën detyrim për t’u paraqitur.

Berisha firmosi prezencën e tij dhe la një shënim në fletën e detyrimit të paraqitjes, ku shkruajti: “Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”.

Disa ditë më parë, Apeli i GJKKO vendosi detyrim paraqitje për Sali Berishën pasi shqyrtoi ankimimin e SPAK që kërkonte rikthimin e kryetarit të PD në arrest shtëpie.

/tvklan.al