Elbasani mposhti Partizanin me rezultatin 2-0 në shtëpi, në sfidën e javës së 27-të. Sukses i rëndësishëm për verdheblutë, që afrohen me katër vendet e para në renditje.
Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic iu fal dy penalltive të kthyera në gol nga Emiljano Musta në minutat 37 dhe 89.
Nga minuta e 71-të, kryeqytetasit luajtën me 10 lojtarë, pasi Mehmeti u ndëshkua me karton të kuq. Për Partizanin kjo është humbja e tretë radhazi në kampionat, ndërsa nuk njohin fitore prej gjashtë ndeshjesh.
“Demat” renditen në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Elbasani renditet i pesti me 34 pikë të grumbulluara.
Standings provided by Sofascore
/tvklan.al