Pesë ndeshjet e Bundesligës, të vlefshme për javën e 24-t, prodhuan plotë 11 gola të shënuar.
Leipzig u mposht në shtëpi nga Mainz me rezultatin 2-1, në një përballje për vendin e katërt. Pavarësisht golit në minutën e 2-të nga Simons, miqtë përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, për të marrë fitoren.
Borussia Dortmund mori suksesin e dytë radhazi në kampionat. Verdhezinjtë triumfuan 0-2 në transfertë ndaj St. Pauli dhe ngjiten në kuotën e 35 pikëve, në vendin e 10-të.
Në takimet e tjera, Hoffenheim fitoi minimalisht ndaj Bochum, Wolfsburg mposhti 2-1 Werder Bremen, ndërsa Borussia Monchengladbach fitoi pastër 3-0 ndaj Heidenheim.
Standings provided by Sofascore
/tvklan.al