Thirrjen e Erion Veliajt nga SPAK dhe hetimin e tij, Sali Berisha e quan jo një sukses të Prokurorisë së Posaçme, por të protestuesve opozitarë që për çdo javë mblidheshin poshtë zyrës së kreut të Bashkisë së Tiranës.


Edhe pse ndaj Veliajt nuk ka ende një akuzë zyrtare për kreun e Partisë Demokratike ai tashmë është shpallur fajtor. Thirrjen e Belind Këlliçit në të njëjtën ditë me Veliajn në SPAK, Berisha e cilësoi si një manovër të urdhëruar nga Rama.

Në takimin me degën numër 5 të Partisë Demokratike në Tiranë, u shpreh i bindur se në zgjedhjet e ardhme demokratët do të regjistrojnë një fitore të thellë.

Klan News