Ishin qytetarët e Dibrës të cilët priten me valle dhe këngë hapjen e tunelit të Murrizit.

Pavarësisht festës dhe entuziazmit të dibranëve që ka qenë prezent pothuajse gjithë ditës, në të dyja anët e Qafë-Murrizit pati trafik të rënduar.

Kjo sepse një numër i madh shoferësh kanë dashur të përshkojnë këtë rrugë tanimë përmes tunelit, në vetëm 2 orë. Një investim i tillë i nisur prej vitit 2019 pritet ti japë hov zhvillimit ekonomik të zonës dhe rritjen e sektorit turistik për zonën e veriut.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Në tunel është bërë një dopio-izolim për siguri, ka ndriçim, sinjalistikën e duhur si dhe 11 nyje lidhëse me tunelin e emergjencës.

Klan News