Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar pakicë të pakicës mazhorancën socialiste që doli nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se Edi Rama mori 2.7 milionë shuplaka të votuesve, që votuan kundër qeverisë apo bojkotuan zgjedhjet.

Sipas Berishës, Kryeministri Edi Rama së shpejti do të përballet me zemërimin e pjesës dërrmuese të qytetarëve që nuk i dhanë votën.

“Qeveria e Noriegës apo qeveria që mori 2.7 milionë shuplaka nga shqiptarët!

Miq, në demokraci vota është votë, ajo shpreh pelqëmin ose mospëlqimin për një kandidat apo forcë politike të dhënë. Kurse në diktaturë vota konsiderohej plumb për armikun.

Edvin Kristaq Rama, në vitin 2013, në vazhdim të mendësisë së të etërve të tij për votën, shpalli botërisht votën pro tij si shuplakë për kundërshtarin. Kështu që sot, duke marrë hua shprehjen e tij, mund ti themi se je qeveria e mbi 2.7 milionë shuplakave sepse për këtë mazhorancë të pakicës së pakicës, votuan kundër ose bojkotuan me zemërim procesin e votimit 2.7 milionë votues apo 4 në çdo 5 votues shqiptarë. Zemërimi i tyre e pret së shpejti! Sb”

, shkruan në Facebook ish-Kryeministri Sali Berisha.

/tvklan.al