Rreth 390 persona u arrestuan gjatë festimeve në rrugët e Berlinit në natën e Vitit të Ri, shumë prej tyre për shkak të përdorimit të fishekzjarreve.
Ato janë të ndaluara në rrugë të caktuara dhe në Berlin lejohet të lëshohen në natën e Vitit të Ri vetëm nga ora 18:00 deri në mëngjesin e vitit të ri në orën 7:00 të mëngjesit. Shkeljet rrezikojnë gjoba deri në 10 000 Euro.
Në Leipzig, rreth 50 persona sulmuan forcat e policisë me fishekzjarre dhe shishe. Sipas policisë, dy oficerë janë plagosur nga fishekzjarre në Këln.
Ndërkohë, 5 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e përdorimit të gabuar të fishekzjarreve.
Klan News