Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka thënë se çështja e Kosovës dhe marrëdhënia me Prishtinën mbetet një nga sfidat më të mëdha për çështjen e sigurisë së vendit.
Ajo theksoi se Serbia ka zbatuar gjithçka që është rënë dakord në Bruksel dhe se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet siç është rënë dakord dhe jo si një OJQ.
Bërnabiç deklaroi se nuk ka më dialog mbi Asociacionin dhe se është zhgënjyese që BE, e cila, siç theksoi ajo, është një qëllim strategjik i qeverisë së re serbe, lejoi që Asociacioni të mos formohej shtatë vjet pasi ishte rënë dakord.
Siç shtoi ajo, norma e civilizimit është vija e kuqe që nëse negocion dhe nënshkruan diçka, atëherë e zbaton atë./KK