Mijëra qytetarë falin namazin në sheshe dhe rrugë
“Qindra Besimtarë myslimanë falën sot në Bulevardin Dëshmoret e Kombit, Kurban Bajramin që njihet edhe si festa e sakrificës. Besimtarët uruan për më shumë begati dhe paqe.”
Ndërsa Kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu, në fjalën e kësaj dite të rëndësihshme nuk la pa përmendur luftën në Lindjen e Mesme, për të cilën e pati edhe një lutje.
“I uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe të gjithë shqiptarëve gëzuar. Uroj dhe shpresoj që Zoti sa më shpejt të lëshojë paqen dhe mirësinë në mesin e njerëzve dhe sidomos aty ku ka vatra lufte”, tha ai.
Në orët e para të mëngjesit, besimtarët u mblodhën për të falur namazin edhe në Elbasan, duke e mbushur sheshin plot, e po ashtu ndodhi edhe në Durrës, ku falja u bë në xhaminë e madhe të qytetit.
Ora 6:00 e mëngjesit mblodhi besimtarët në shesh edhe në Lezhë, ndërsa besimtarët në Dibër, fjalën e shenjtë e bënë në stadium.
Edhe myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli përcolli mesazhin e paqes në faljen e madhe, duke kujtuar që vëmendje të tregohet edhe ndaj njerëzve në nevojë.
Ftesa e Kurban Bajramit është një nga më të rëndësishme në kalendarin mysliman. Kjo festë i dedikohet, bërjes së një kurbani ndaj krijuesit, ndërsa pas faljes, besimtarët mblidhen për drekën e kurban Bajramit.
Tv Klan