Disa besimtarë në Iran kanë kundërshtuar urdhrin e autoriteteve për të ndaluar pjesëmarrjen në vendet e shenjta.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, disa iraniane përpiqen që të hyjnë me forcë në vendin e shenjtë të Fatimas në Qam, pasi u mbyll përkohësisht për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Zëdhënësi i qeverisë Ali Matahhori kërkoi dënimin e tyre duke thënë se përveç kërcënimit që i bënë shëndetit, ata fyen fenë islame.
Ndërkohë ekspertët në vend kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendimin që të mos mbyllet një tjetër vend i shenjtë që vizitohet nga miliona pelegrinë.
Kujdestari i Shia Muslim tha se vendi duhet të qëndrojë hapur si “një shtëpi për kurim” dhe se njerëzit duhen inkurajuar që të shkojnë.
Në Iran janë shënuar deri më tani 853 të vdekur, ndërsa 14.991 persona janë konfirmuar me koronavirus. Në këtë mënyrë vendi bëhet i treti më i prekur nga COVID-19 pas Kinës dhe Italisë./tvklan.al